Samuele Sina ishte zbulimi i trajnerit Rolando Maran për duelet e muajit shtator dhe tetor në Ligën e Kombeve.
Një zgjedhje që befasoi të gjithë, teksa debutoi në fitoren 0-3 ndaj San Marinos.
Mbrojtësi 19-vjeçar rrëfeu emocionet e këtij 90 minutëshi, ndërsa dhuroi edhe asistin tek goli i Rey Manaj.
Anis Mehmeti shënoi golin e parë në karrierë me fanellën kuqezi, ndërsa objektivi ndaj Finlandës mbetet vetëm 3 pikët.
Kombëtarja shqiptare do vijojë përgatitjet për duelin e së shtunës në Finlandë, teksa përballja e orës 15:00 mes vendasve dhe Shqipërisë do të transmetohet ekskluzivisht në TV Klan.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
