Skuadrat shqiptare do të luajnë të enjten ndeshjet e kthimit në Europa League. Skënderbeu duket se është ekipi më i favorizuar për të kaluar në turin e dytë edhe pse takimin e parë me San Julia e fitoi minimalisht me rezultatin 1 – 0 në Korçë.

Megjithatë futbollistët e ekipit nga Andorra shpresojnë, pasi vetëm 1 gol mund të hapë rezultatin. Ata nuk e kanë humbur optimizmin dhe duan të bëjnë surprizën. Trajneri Ilir Daja pritet të mos ndryshojë shumë nga formacioni i sfidës së parë.

Te Partizani dhe Tirana shpresat janë më të pakta. Të kuqtë e humbën takimin e parë me Botev Plovid në “Selman Stërmasi” me rezultatin 3 – 1. Ekipi udhëtoi drejt Burgasit me autobus.

Bardheblutë nuk e kanë më të lehtë me Maccabi Tel Aviv pas humbjes 2 – 0 në Izrael. Trajneri Ze Maria nuk do të ketë Kërçikun në këtë sfidë që do të luhet në shtëpi.

/Tv Klan