Nderimet për legjendën, të gjithë lojtarët me fanellën e tij

Nderimet në rrugët e qyteteve për legjendën e futbollit Diego Armando Maradona janë zhvendosur në çdo fushë futbolli anë e kënd botës. Shumë dedikime dhe gjeste solidarizuese nga më të ndryshmet u regjistruan në fushat e futbollit, por ajo më emocionuese është shënuar në Argjentinë.

Si për ironi, këtë fundjavë luhej takimi, B0ca Juniors-Newell’s Old Boys, dy ekipe me të cilat Maradona është aktivizuar në të shkuarën dhe nderimet ishin të një nivele tepër të lartë. Boca Juniors kishte vendosur që ekipi të zbriste në fushë me fanella të dedikuara. Në shpinë ishte shënuar emri i Maradonës.

Teksa ekipi i Old Boys kishte zgjedhur anën tjetër të medaljes, i gjithë ekipi me numrin 10, atë që mbante Maradona.

Arbitrat kishin në anën e përparme të uniformës një moment nga lëvizjet magjike të Maradonës, teksa nderimet ndiqeshin mes lotësh nga vajza e argjentinasit, Dalma.

Por në mesin e nderimeve ka edhe nga ato të pakënaqurit. Protagoniste është bërë Paula Dapena, e cila gjatë minutës së heshtjes është ulur në fushë dhe ka kthyer shpinën nga tribuna kryesore në formë proteste. Veprimin, 24-vjeçarja e futbollit të femrave në Spanjë e arsyetoi si të drejtë për një njeri tepër negativ jashtë fushës së blertë dhe për këtë nuk duhet respektuar.

“Unë refuzova të mbaj një minutë heshtje për një përdhunues, pedofil dhe abuzues, e për këtë u ula dhe ktheva shpinën. Për të qenë lojtar, duhet të jesh personi i parë dhe të kesh vlera përtej aftësive”, tha ajo.

Diego Armando Maradona njihet për skandalet jashtë fushës së blertë, çka duket se i kanë shkaktuar edhe vdekjen e parakohshme.

Klan Plus