Gazetari, Rogert Sterkaj në emisionin “Kampionët e botës” u shpreh se Paraguaji nuk e arrin dot Francën në futboll dhe prandaj u mundua që të kapte kundërshtarin në aspektin fizik.

“Arbitri i dashur nga Uzbekistani, ata janë mësuar me karate. Pra është normale që në Azi në fakt është çik më i dhunshëm futbolli. Mos të harrojmë që ajo lloj ndeshjeje kërkon që të kapi kundërshtarin aty ku i dhemb. Ato në futboll nuk e kapin dot, dhe do mundohen. Më çoi në fakt kujtimin e finales së 2010, Spanjë-Holandë. Ku e grin hollandezët spanjollët e prap nuk u dorëzuan. Dhe siç tha Bushi kampionët e kanë menaxhuar perfekt. Por arbitri duhej të jepte të paktën dy kartona të verdhë”, tha Sterkaj.

/tvklan.al