#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

ROBERT BERISHA

Robert Berisha flet për marrëdhënien me Nora Istrefin

Robert Berisha i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ka ndarë me publikun detaje nga karriera dhe jeta e tij private.

Robert Berisha ndër të tjera, foli dhe për Nora Istrefin pas pyetjes së një nga piterpanistëve.

Enia: Po ti e ke shoqe akoma Norën?

Robert Berisha: Po e kam shoqe dhe gjithmonë do e kem shoqe.

Robert Berisha tregon se kujt i ngjan Renee

Robert Berisha ishte i ftuari final në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku dhuroi një intervistë të këndshme e speciale me fëmijët e kastit.

Teksa rrëfeu marrëdhënien me ish-partneren e tij Nora Istrefi, këngëtari dhe moderatori foli gjithashtu dhe për të përbashkëtat e kësaj të fundit me vajzën e tyre Renee.

“Renee i ka ngjarë Norës për qetësinë e saj, është tip i qetë dhe i butë. Shumë e veçantë”, tha ai për “Në kurthin e Piter Pan”.

ENDI DEMNERI

Endi Demneri tregon si humbi 20 kilogramë

Qershia mbi tortë në këtë episod të fundit të spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan”, ishte bukuroshja Endi Demneri. Mes të tjerash, e sapozgjedhura “Miss Universe Albania 2023” foli edhe për rënien në peshë, duke treguar se kishte humbur 20 kilogramë.

Alketa Vejsiu: Ke humbur 20 kilogramë më the?

Endi Demneri: Po.

Alketa Vejsiu: Ke bërë palestër, dietë, apo?

Endi Demneri: Po palestër, dietë, përveç kësaj dhe kauza që mbroj në Miss Universe ka pasur efektin e saj.

Alketa Vejsiu: Bukur. Je e ftuara e fundit e edicionit të fundit. Unë kam shumë dëshirë përpara se të të themi natën e mirë dhe të të urojmë shumë suksese në rrugëtimin tënd të ri, të shohim bashkë në këtë edicion, cilët kanë qenë të ftuarit dhe disa nga personalitetet që nuk i kanë munguar Piter Pan-it.

Endi Demneri: Dua t’ju them faleminderit shumë produksionit, ty Alketa, Verës, të gjithëve që më keni lënë qershinë në fund, qershinë përmbi tortë. Shpresoj të jemi kënaqur dhe mezi pres ta shikojmë.

Alketa Vejsiu: Qershia më e mirë e sezonit në fakt, nuk të kemi jashtë sezonit, të kemi fiks në sezonin e qershive.

A ka bërë ndërhyrje? Endi Demneri e thotë troç!

Endi Demneri ishte e ftuara e fundit e këtij edicioni të spektaklit në Kurthin e Piter Pan, në ekranin e Tv Klan. Bukuroshja e kurorëzuar së fundmi “Miss Universe Albania 2023” foli pa dorashka kur u pyet nëse ka bërë ndërhyrje.

Alketa Vejsiu: Vajzat që shumë të reja bëjnë prekje fatkeqësisht në portret, edhe kur janë natyralisht të bukura, kanë maninë sot, që mbase është efekti i keq që ka bërë media sociale, nuk e di ti nëse ke bërë diçka për të përsosur pak portretin apo veten? Nuk ka asgjë të keqe, në fund të ditës ku është e nevojshme për të përsosur veten, nuk kemi paragjykime, por të bëhen sa më vonë.

Endi Demneri: Të të tregoj një histori të bukur Alketa. Momentin e parë kur kam mbushur 18 vjeç më ka ardhur një mesazh nga Fadil Berisha dhe më ka thënë të lutem Endi hajde tani të bësh foto me mua, para se të fillojnë të gjitha gocat të bëjnë hundën e vogël dhe buzët e trasha. Unë që e vogël deri tani nuk prekur asnjë gjë tek fytyra ime. Jam shëndoshur, jam dobësuar, ndoshta dhe tiparet ndryshojnë, rritesh, maturohesh, por jo. Do doja shumë që meqë teknologjia po avancon, të shpiket detektor për fillerat dhe të më fusni mua aty dhe të shihni që jam komplet natyrale./tvklan.al