Vetmia është një ndër problemet kryesore që vuan mosha e tretë në vendin tonë. Emigrimi është një ndër shkaktarët kryesore, pasi prindërit nuk i kanë më pranë fëmijët. Madje privohen dhe nga kënaqësia për të përjetuar kënaqësinë e të qenit gjyshër për nipërit dhe mbesat. E tillë është edhe situata e Aishe Bashës. E moshuara tregon për Klan Plus vështirësitë e saj, por edhe të të moshuarve të tjerë.

Humbja e parakohëshme e djalit të madh disa vite më parë, e ka rënduar shumë gjendjen e saj emocionale. 

Edhe pse fëmijët e tjerë i ka në Itali dhe ka dokumentet italiane, ajo nuk pranon të largohet nga shtëpia e saj. Mbështetësja e saj më e madhe është mikesha e saj.

Dy të moshuarat kohën e kalojnë bashkë, madje vitet e fundit ato organizojnë edhe aktivitete dhe udhëtime me mikeshat e tyre që janë të vetmuara. Vështirësitë ekonomike të pensionistëve janë të mëdha, por aq e vështirë është edhe jeta e tyre sociale.

Klan Plus