Nedim Bajrami është shumë pranë transferimit tek Al Taawoun në Superligën e Arabisë Saudite.
Mesfushori shqiptar pritet të largohet nga Rangers me klubin saudit që ka arritur marrëveshje për një shumë prej rreth 3 milionë eurosh sipas asaj që shkruan eksperti i merkatos Nicolo Schira.
Kontrata e ofruar është deri në vitin 2029. Nedim Bajrami u bë pjesë e Rangers në verën e 2024 dhe prej atij momenti ka luajtur 63 ndeshje, ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 5 asiste.
27-vjeçarin tani e pret një aventurë e re në Arabinë Saudite që vitet e fundit është ngritur në nivel, pasi ka afruar lojtarë me emër.
Bajrami më parë ka luajtur me skuadra në Zvicër dhe Itali.
/tvklan.al












Botërori 2026 
