9 persona, punonjës të policisë dhe qytetarë të përfshirë në protestë kanë marrë trajtim në spital gjatë ditës së sotme.
6 protestues, 3 prej të cilëve te Spitali i Traumës dhe 3 në QSUT, u paraqitën me lëndime ose probleme me frymëmarrjen.
Nga ana tjetër, 3 efektivë të Policisë u paraqitën në Spitalin e Traumës, ku morën trajtim dhe u ekzaminuan.
Gjendja e tyre fatmirësisht nuk është paraqitur serioze.
/tvklan.al












Botërori 2026 
