Raportim Live

Protesta LIVE

Berisha nga spitali i Traumës: Demokrati u qëllua me plumb gome me urdhër të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shkuar të Spitali i Traumës për të vizituar demokratin Kliti Hoti, i cili u plagos në protestë me plumb gome. Berisha tha se Hoti u qëllua me urdhër të kryeministrit Edi Rama pa asnjë motiv.

“Me urdhër të Ramës, u qëllua me tentativë për t’u vrarë deputeti i PD-së, doktor Kliti Hoti, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe, në cilësinë e deputetit dhe të mjekut, ka qëndruar me një përkushtim të madh pranë të gjithë protestuesve të agresuar barbarisht, pa asnjë motiv, pa asnjë motiv, nga narkobanditët e Ramës për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës.

Deputeti po vraponte pas një protestuesi që po e trajtonin shtazërisht narkobanditët dhe ata e qëllojnë në distancë. E marrin në shenjë në zemër, por Zoti, një fuqi e mbinatyrshme, instinkti e kthen Hotin. Ai bën një rrotullim dhe arma e kap në shpatullën e djathtë. Një goditje nga afër, shumë e rëndë, me një plagë të thellë, me djegie përreth, sikur të ishte ndonjë plumb”, tha Berisha.

download app

Plagosja me plumb gome e deputetit të PD, reagon ministri Demo: Të pezullohet efektivi

Ministri i Brendshëm Ervin Demo ka kërkuar pezullimin e efektivit të policisë, që ka plagosur me plumb gome deputetin e Partisë Demokratike, Kliti Hoti, gjatë protestës së sotme.

Në reagim, ministri Demo thotë se i ka kërkuar drejtorit të Policisë së Shtetit Skënder Hita nisjen e hetimeve për rastin. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, thotë Ervin Demo, e aq më tepër punonjësit e Policisë që kanë detyrim për ta mbrojtur atë… (Lexo më shumë)

Protesta në kryeqytet, Ministria e Shëndetësisë: 6 persona kanë mbetur të lënduar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës sot:

Në Spitalin Universitar të Traumës deri tani janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor 6 pacientë, nga të cilët:

•              2 efektivë policie

•              1 deputet

•              2 protestues

•              1 kalimtar

Të gjithë jashtë rrezikut për jetën, gjendja stabël, po trajtohen në shërbimin e urgjencës. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 6 të lënduar, protestues. 4 prej të lënduarve kanë lënë spitalin, me këshillën e mjekut, dy vijojnë trajtimin mjekësor

U godit me plumb gome në shpinë, deputeti i PD rrëzohet në mes të bulevardit

Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti është rrëzuar në mes të bulevardit pasi është goditur nga një plumb gome në pjesën e shpinës. Protestues janë ofruar për t’i dhënë menjëherë ndihmën e parë ndërsa ka mbërritur dhe autoambulanca për ta dërguar në spital.

Protestuesit sulmojnë me gurë, policia i bën pritë me ujë e gaz lotsjellës

Protesutes kanë hedhur gurë e sende të forta në drejtim të forcave policore të pozicionuar në urën përballë ish-hotel Dajtit. Policia u është përgjigjur personave të maskuar me hedhjen e ujit për t’i spostuar.

Zhvendosen protestuesit, forcat policore ngrenë perimetrin e sigurisë në bulevard

Në bulevard kanë dalë dy automjete ujehedhëse. Policia ka siguruar perimetrin përpara godinës së policisë duke kërkuar distancim të protestuesve. Deri më tani efektivët nuk kanë përdorur as gaz lotjsellës, as ujë me presion apo plumba gome, por i kanë shpërndarë protestuesit me spray me piper.