KMSH mesazh urimi për nisjen e agjërimit, Spahiu: Të jemi solidarë me familjet në nevojë
Këtë të Enjte nis muaji i agjërimit për besimtarët myslimanë. Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu ka uruar besimtarët për nisjen e tij.
“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjell urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i faljes, muaji i begatisë, muaji mirëkuptimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të çdo vështirësie që kemi. Uroj që ky të jetë muaji i faljes për ne.Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni tju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja!”
Kreu i KMSH u ka bërë thirrje besimtarëve të kenë në vemendje shtersave në nevojë, jetimët dhe të moshuarit.
“Gjatë Ramazanit ju ftojmë të jeni më solidarë me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mira. Të nderuar besimtarë, çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish më të madhe, prandaj njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, synojnë të lartësohen shpirtërisht dhe të afrohen më shumë me Zotin. Gjithashtu ky muaj, është muaji i veprave të bamirësisë që impaktojnë në të gjithë shoqërinë. Të lëmë anash mospajtimet, mëritë e egoizmin.”
Muaji i agjërimit nis më 23 Mars, dhe përfundon më 20 Prill, ndërkohë që më 21 Prill kremtohet Fitër Bajrami.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 