Gjetja e trupave të pajetë të 6 pengjeve izraelite në Gaza që nxiti protesta masive dhe të dhunshme në gjithë Izraelin, ka bërë që kryeminsitri Benjamin Netanyahu të kërkojë publikisht falje.

Në një konferencë për shtyp Netanyahu premtoi se pengje te tjere izraelite do të kthehen te familjet e tyre edhe nëse nuk arrihet një armëpushim me Hamasin.

“Këta vrasës ekzekutuan gjashtë pengjet tanë. Ata i qëlluan në pjesën e pasme të kokës. Dhe tani pas kësaj na kërkohet të tregojmë seriozitet? Na kërkohet të bëjmë lëshime? Çfarë mesazhi i dërgohet Hamasit? Ne themi po, për një marrëveshje, ata thonë jo gjatë gjithë kohës”.

Komentet e kreut te qeverisë erdhën pasi protestat e medha në rrugë për marreveshje pengjesh hynë në natën e dytë në Izrael. Në Jeruzalem dhe Tel Aviv nuk munguan as përleshjet me policinë, ndërsa protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën parulla kundër qeverisë.

Presion në rritje, Netanjahu ka edhe ndërkombëtarisht pasi presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ai nuk po bënte mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe armëpushim me Hamasin.

Ndërkohë që Britania e Madhe pezulloi 30 nga 350 licencat e eksportit të armëve në Izrael duke përmendur rrezikun e përdorimit të këtyre pajisjeve se mund të shkelin ligjin ndërkombëtar. Masa përfshin pjesë për avionë luftarakë, helikopterë dhe dronë.

Tv Klan