2025-a është viti i mallkimeve të thyera. Me trofeun e parë në 17 vjet dhe triumfi europian pas 41 pranverave, Tottenhami plotësoi kuadrin e atyre që prisnin prej vitesh të fitonin.

Duke llogaritur që është një prej klubeve anglez me buxhetin më të lartë, suksesi merr vlerë të veçantë. Por Spurs nuk ishin të vetmit që në këtë sezon i dhanë fund “agjërimit” për trofe.

Në veçanti Crystal Palace dhe Harry Kane. Klubi anglez dhe bomberi i “Tre Luanëve” fituan trofetë e parë madhorë në histori. Palace mposhtin Manchester City në finalen e FA Cup, ndërsa Kane u shpall kampion i Bundesligës me Bayern-in në moshën 31-vjeçare.

Në Angli, 70 vjet priti edhe Newcastle, që në fund festoi me Kupën e Ligës. 93 vjet pritje për Go Ahead Eagles në Holandë, që fitoi Kupën. Pas 51 vjetëve, i dha fund pritjes edhe Bologna që mori Kupën e Italisë, pasi mposhti Milanin në finale.

Ky ishte sezoni i atyre që pritën gjatë, vuajtën, por në fund fituan.

Tv Klan