Gjysmëfinalja e kthimit në Ligën e Kampioneve, mes Interit dhe Barcelonës do të gjykohet nga arbitri Szymon Marciniak.
Polaku do të gjykojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, pasi në “San Siro”, të Martën do të përcaktohet finalistja e parë e Champions League.
Pas kësaj ndeshje, Marciniak do të jetë në Tiranë, ku do të gjykojë finalen e titullit kampion në Shqipëri, më 12 Maj. Ishte presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili zbuloi se në finalen e titullit do të vendosë drejtësi Marciniak.

Për t’u kthyer te Inter-Barcelona, trupa gjykuese do të plotësohet nga asistentët Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Pawel Raczkowski. Në VAR do të jetë holandezi Dennis Higler.
/tvklan.al