Socialistët kanë miratuar vetëm me votat e tyre në komisionin e Ekonomisë ndryshimet në ligjn dhe statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve ku përcaktohen dhe pagat e njerëzve të drejtësisë.

Sipas propozimit të shumicës paga e tyre rritet me afro 5.5 përqind ose llogaritet me koeficentin 0.38 përqind e pagës së presidenti të Republikës nga 0.36 përqind që ishte parashikuar në ligjin e ndryshuar në prill të 2023. Në këtë ndryshim sipas tyre është marrë parasysh vendimi i GJykatës Kushtetuese por dhe mundësitë e buxhetit.

Me propozimin e deputetëve është dakort dhe ministria e Financës që përfaqësohej nga drejtorja e buxhetit e cila e pyetur specifikoi dhe mënyrën sesi llogaritet paga e çdo magjistrati.

Por projekligji kaloi me debate të forta me opozitën që pretendon se ndryshimet nuk reflektojnë vendimin e gjykatës kushtetuese.

Deri në vitin 2022 pagat e magjistratëve kishin si referencë pagën e drejtuesit të departametit në kryeministri por në 2023 u bënë ndryshime ligjore dhe si referencë u vendos të ishte paga e kreut të shtetit dhe koeficienti mbi të cilin bëhej llogaritja ishte 0.36 përqind, ky vendim u ankimua në Kushtetuese e cila i dha të drejtë magjistratëve dhe i kërkoi parlamentit që deri në fund të korrikut të bënte ndryshimet ligjore.

/tvklan.al