Me pamje të ndryshuar, më i dobët fizikisht dhe vitet që duket se kanë rrjedhur më shpejt, ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta u shfaq për herë të parë para kamerave pas 18 muajsh nga arrestimi i tij.
Ai nisi këtë të hënë përballjen me drejtësinë për akuzat e SPAK, se është përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Duke përfituar nga dalja e parë publike pas arrestimit në tetor të 2024, ai iu drejtua mediave nga kafazi i qelqtë, ku përsëriti pretendimet se hetimi dhe gjykimi ndaj tij është politik.
“Një proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar. Jo kundër Ilir Metës, por presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe të një kryeministri të Republikës. Prandaj ju ftoj nga sot deri në sekondën e fundit të ndiqni dhe të transmetoni live të gjithë këtë proces. Ju garantoj se mbaj përgjegjësi për çdo veprim, çdo sjellje timen, për çdo akt timin”, tha ish-kreu i shtetit.
Në vijim të seancës, avokati i tij Kujtim Cakrani, kërkoi që Meta të mos qëndronte në kafazin e qelqtë gjatë gjykimit, por pranë tij.
Kërkesa u rrëzua nga treshja e gjyqtarëve, të cilët argumentuan se të drejtat e të pandehurit për t’u dëgjuar dhe për të komunikuar me avokatin e tij, plotësoheshin edhe përmes kafazit të qelqtë. Ky vendim u konsiderua joligjor nga mbrojtja.
Por kjo seancë e parë dështoi të vijonte me çeljen e shqyrtimit gjyqësor, për shkak së avokatja e Fatime Kryemadhit, nënës së ish-deputetes, Monika Kryemadhi nuk kishtë prokurë të posaçme përfaqësimi, në mënyrë që të kërkonte gjykimin e shkurtuar.
Për këtë arsye, seanca u shty për në datën 11 maj ora 12, kur GJKKO duhet të shprehet mbi kërkesat për formën e gjykimit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 