Ashtu siç pritej, seanca e sotme parlamentare ka nisur me tensione. Teksa deputetët e opozitës janë bërë ‘gardh’ te foltorja, kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka hedhur sende në drejtim të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali. Kjo e fundit iu drejtua me ironi duke i thënë: Sa trim që je!


Edhe demokrati Flamur Noka e disa deputetë të tjerë i janë bashkuar këtij akti, duke hedhur shishe uji e kartona. Më tej, Spiropali njoftoi opozitën se Këshilli i Mandateve nuk do të mblidhet pasi Gjykata e Apelit të Tiranës ka marrë vendim të formës së prerë për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji.

/tvklan.al