Pas projektit pilot në Tiranë në muajin maj, me nisjen e vitit të ri shkollor “program pas shkolle” shtrihet në të gjithë vendin.
Në ministrinë e Arsimit thonë se janë rreth 70 mijë nxënës që pritet të ndjekin këtë program që lidhet me detyrat e shtëpisë dhe klubet e arteve dhe zejeve.
“408 institucione arsimore në të gjithë vendin do të jenë pjesë e programit pas shkolle. Numri i klubeve është krijuar në bazë të numrit të nxënësve për çdo cikël arsimor dhe vëmëndjen më të madhe e merr grupi i të vëgjëlve, fëmijët e klasës së parë deri të 5-të ata që e mbarojnë më hërët mësimin e zakonshëm. Por edhe klasa 6-9 dhe cikli i shkollës së mesme dot ë përfitojnë nga klubet e arteve në 5 disiplina. 70 mijë nxënës pritet të përfitojnë nga program pas shkolle”, tha Zv ministrja e arsimit, Herida Duro.
Janë rreth 1 mijë persona të cilët pritet të angazhohen si trajnues, krahas mësueve në sistem tashëm kuadri ligjor u hap rrugë edhe atyre që janë jashtë sistemit apo mësuesve pensionistë. Për të gjithë profesionistët jashtë sistemit të mësuesve, aplikimi kryhet fizikisht pranë zyrave arsimore duke përcaktuar edhe shkollën ku dëshiron të bëjë pjesë.
“Në fazën e parë mund të merrnin pjesë vetëm mësuesit e sistemit pasi përfundoi baza ligjore, ndërsa tashmë vijmë me risi pasi i hapim rrugë të gjithë profesionistëve të jashtëm të bëhen pjesë. Një i interesuar mund të aplikojë edhe në dy fusha, por edhe në dy institucione arsimore. Mendojmë që mbi 1 mijjë trajnues do marrin pjesë”, tha Duro.
Por çfarë do të ndodhë me shkollët të përfshira në sistemin dy turnesh?
“Për ato shkolla që kanë ambiente të dedikuara për klubet e arteve dhe zeje apo detyrat e shtëpisë tashmë janë pjesë e procesit, për ne është e rëndësishme të përfshihen të gjitha shkollat”, tha Duro.
Të gjithë prindërit që duan të përfshijnë fëmijët në programin “Pas Shkolle” duhet të aplikojnë për regjistrim.
Cikli fillor i cili mbaron rreth orës 12:00-13:00, “programi pas shkolle” pritet ti mbajë deri në orën 15:00 në institucionin arsimor.
/tvklan.al












Botërori 2026 