Raportim Live

Foto/ Qytetarët para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e protestuesve

Video/ Makina e deputetit “sulmohet” nga vezët, momente nga përplasjet para Kuvendit

download app

Video/ Përplasje të dhunshme midis protestuesve dhe policëve

6 të shoqëruar, protestuesit zhvendosen tek Drejtoria e Policisë

Lidhur me incidentin para Kuvendit, është rritur numri i të shoqeruarve nga uniformave blu duke shkuar në gjashtë, mes tyre Dritan Goxhaj.

Për këto shoqërime, protestuesit janë zhvendosur përpara Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar lirimin e të shoqëruarve.

Megjithatë situata është paraqitur e qetë dhe nuk pritet ndonjë konflikt.

Shoqërohet në polici Dritan Goxhaj, vijojnë tensionet para Kuvendit

Janë shënuar sërish tensione përpara Kuvendit mes protestuesve dhe uniformave blu.

Raportohet se të paktën dy persona mes protestuesve janë shoqëruar nga uniformat blu, mes tyre dhe Dritan Goxhaj.

Kuvendi në seancë, tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe Policisë

Protestuesit janë përplasur fizikisht me Policinë e Shtetit, jashtë godinës së Kuvendit.Protestuesit kanë gjuajtur me vezë makinën e një deputeti dhe ky koment ka çuar në tensionimin e situatës para godinës së Kuvendit.

Protestuesit prej 31 ditësh protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që ai drejton, ndërsa nuk kanë kursyer as opozitën, duke e cilësuar atë “të shitur”

Redi Muçi në Kuvend: Populli ka 31 ditë në protestë, shqiptarët e kanë mposhtur frikën

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka mbajtur një fjalim në Kuvend ku iu drejtua shumicës qeverisëse me tone të ashpra.

Ai u shpreh se “populli shqiptar prej 31 ditësh po përplas krahët për të shqyer zinxhirët me të cilët është mbajtur i lidhur”, duke shtuar se qytetarët, sipas tij, e kanë mposhtur frikën.

Muçi akuzoi mazhorancën se vepron e rreshtuar pas Taulant Ballës dhe deklaroi se edhe në nivel rajonal po ndodhin ndryshime politike, duke përmendur situatën në Serbi dhe presidentin Aleksandër Vuçiç.

“Populli shqiptar ka 31 ditë po përplas krahët për të shqyer zinxhirët, me të cilët i mbani lidhur, Ju duhet të dini tashmë se shqiptarët e kanë mposhtur frikën. Keni frikë të gjithë ju , që viheni në rresht mbrapa Taulant Ballës. Sepse ju e dini, sepse tani që eshë Vuçiç ra nga frone, radhën e ka i juaji”, tha ai.

Kuvendi rrëzon mocionin e kërkuar nga PD-ja për 5 kërkesat e protestuesve

Me 75 vota kundër dhe 19 pro, Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi mocioni me debat të kërkuar nga PD për 5 kërkesat e protestuesve.

Balla në Kuvend: Protesta humbi kauzën fillestare, PD vuan nga “Sindroma e Stokholmit”

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka deklaruar në Kuvend se protesta e ka humbur kauzën e saj fillestare dhe sipas tij ka ndryshuar identitet.

Ai u shpreh se në drejtimin e PD-së ndodhet një “ish-sekretar partie”, duke e akuzuar opozitën edhe për lidhje me të kaluarën komuniste, ndërsa pretendoi se në protestë janë të përfshirë edhe “aktorë shtetërorë malinjë” dhe interesa të huaja.

Balla shtoi gjithashtu se, sipas sondazheve, Partia Demokratike ndodhet në nivelin më të ulët historik dhe do të humbiste ndjeshëm përfaqësimin parlamentar nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Ai theksoi se organizatorët e protestës nuk janë transparentë dhe nuk kanë legjitimitet të qartë.

 “Mua më duket se ju po vuani nga Sindroma e Stokholimit.Iu kanë marrë sheshin, dhe meqë ua morën, doni të bashkoheni  me atë që ua kanë marrë sheshin dhe pse ata ju anatemojnë udhëheqësi. Dëgjoja këtu një deputetin tuaj, që në lojë fjalës për emrat e forcave tona politike, ra në kurthin e harresës mbi faktin se, sot, në krye të PD, është një sekretar partie. I vetmi sekretar partie në krye të një partie politike sot në Shqipëri dhe njëkohësisht varkëtari i varkës së diktatorit Enver Hoxha, i cili gëzohej kur Enveri i jepte dorën.

Nuk ka asnjë dyshim, sot jo nga strukturat e sigurisë së inteligjencës tonë, por nga pjesa më e madhe  e strukturës së inteligjencës se vendeve partnere të NATO se në këtë protestë u përfshinë dhe vazhdojnë të jenë të përfshirë, aktorë shtetërorë malinjë ndaj Shqipërisë se bashku me media, organizata dhe interesa të huaja. Ju mendoni se kjo protestë mund t’ju shpëtojë, e vërteta është krejt ndryshe, edhe ju bëni sondazhe, edhe ne bëjmë sondazhe, sot PD është në nivelin e vet më të ulët histori. Nëse zgjedhjet janë nesër, PD vjen në kuvend as me gjysmën e grupit parlamentar që ka sot.

Kjo protestë e humbi kauzën fillestare. Ajo e ka ndryshuar identitetin e vet. Organizatorët e saj nuk kanë legjitimitet dhe nuk janë aspak transparentë, unë nuk i di kush janë organizatorët e vërtetë, u shpreh ai.

Këlliçi: “Albanian Files” provë e korrupsionit të Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në Kuvendin e Shqipërisë, foli për debatin e shkatuar nga  publikimi i “Albanian Files”.

Nga foltorja e Kuvendit, Këlliçi pretendoi se botimi përmban prova mbi mënyrën se si, sipas tij, janë marrë vendime për projekte publike, investime dhe zhvillimin urban në vend.

“Në mes të kësaj proteste del nga shtypi libri “The Albanian Files”. Dua ta them që në fillim, qartë: ky libër nuk është problemi. Ky libër është prova, pasi mjafton të jetosh në Shqipëri çdo ditë për të ditur gjithçka faktohet në këtë libër. “Smoking gun”, do të thoshin amerikanët.
 
Sepse për 13 vite me radhë, një rresht i tërë arkitektësh ndërkombëtarë i kanë dhënë këtij modeli atë që paratë nuk mund ta blejnë vetë: pseudoprestigjin.
 
Çdo kullë e re, çdo render, ka shërbyer si perde, për të penguar pyetjen e thjeshtë se nga vijnë këto para, kush fshihet pas tyre, dhe kush, në fund, do të mund të jetojë vërtet në këto ndërtesa. Dhe ja që sot, vetë ata e kanë mbledhur këtë dëshmi në këto shtatëqind e pesëdhjetë faqe.
 
Ky nuk është libër i opozitës. Nuk është pamflet politik. Është libri i njerëzve që e kanë projektuar Shqipërinë e Edi Ramës si çifligun e tij privat. Arkitektë, studio ndërkombëtare, konsulentë, njerëzit që kanë qenë në zemër të projekteve më të mëdha të kësaj qeverie. Dhe pikërisht këtu qëndron pesha e tij. Flet vetë rrethi që kryeministri ka zgjedhur për të ndërtuar planin e tij mbi çdo pëllëmbë të këtij vendi.
 
Vini re një detaj që rrëfen gjithçka: në një vëllim prej shtatëqind e pesëdhjetë faqesh mbi të ardhmen e Shqipërisë, nuk gjendet pothuajse asnjë arkitekt shqiptar. Vendi shfaqet jo si atdhe me qytetarë, por si tokë e lirë, “terra incognita”, ku të huajt zbresin nga avioni për të zbuluar natyrë “të paprekur” dhe vendas të bindur e të nënshtruar”, tha ai.