Hallo Deutschland, ne po vijmë! Shqipëria e kreu detyrën e saj dhe kualifikohet për herë të dytë në histori në një Europian.  

Shqipëria ishte në avantazh prej 87 minutash me golin e Cikalleshit, por u barazua në fund. Megjithatë matematikisht rezultati na favorizon ne.

Një pikë, aq mjaftonte për të shijuar Gjermaninë. Do të jemi në Euro 2024 me një skuadër që luan bukur dhe shënon. Ndeshja e së hënës përballë Ishujve Faroe në “Air Albania” do të jetë vetëm festë.

Berlin, po vijmë!

Ashtu si gjithë këtë sezon emocionues, Kombëtaren do ta ndiqni sërish në Tv Klan në Kampionatin Europian vitin e ardhshëm si ekranin që do të transmetojë të gjithë këtë turne nga 14 Qershori deri më 14 Korrik.


FORMACIONET

MOLDAVIA: Railean, Posmac, Baboglo, Craciun, Reabciuk, Revenco (Cojocaru), Motpan, Rata (C), Caimacov, Postolachi, Nicolaescu (Stina)

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Seferi, Asani (Muja), Bajrami (Gjasula), Cikalleshi (Daku)

ARBITËR: William Collum (Skoci) Anësorë: Francis Connor, David McGeachie / VAR: Andrew Dallas

STADIUMI: Zimbru (Kishinjev)


Ndeshja minutë pas minute

90’ + 4 – Mbyllet sfida Moldavi 1 – 1 Shqipëri! Jemi në Europian!!!!

90’ + 1 – Largohet Asani për Mujën.

90’ – 4 minuta shtesë.

87’ – Barazon Moldavia. Shënon Baboglo.

86’ – Etrit Berisha bën mrekullinë. Pret një goditje shumë pranë tij. Një pritje që vlen një gol.

83’ – Asani godet fort, por portieri pret.

82’ – Ylber Ramadani pëson një goditje pranë zonës së Moldavisë. Zonë e rëndësishme për të provuar një goditje të fortë.

79’ – Zëvendësim në mesfushë. Largohet Bajrami, në vendin e tij Gjasula.

75’ – Dy zëvendësime për Moldavinë. Largohet Nicolaescu, futet Stina. Largohet edhe Caimacov dhe futet Cojocari.

74’ – Spektakël Asani-Bajrami. Numri 9 nxjerr një top të bukur për Bajramin. Ky i fundit tenton goditjen, por topi shkon lart traut të mbrojtur nga portieri moldav.

73’ – Taulant Seferi sa pranë golit. Godet, por devijimi i portierit e çon në traversë topin.

70’ – Asani i rrëzuar në tokë kërkon ndalimin e lojës, por asnjë nga Moldavia nuk e nxjerr në rivënie anësore. Si rrjedhojë krosohet një top, që largohet nga një mbrojtësi yni në rivënie këndi.

66’ – Postalachi tenton roveshatën, por i gatshëm aty Berisha.

65’ – Goditje e fortë nga jashtë zone. Topi i Ramadanit del jashtë.

62’ – Mitaj luan bukur me topin pasi e rikuperon. Jep një top për Seferin. Ky i fundit kroson për Dakun. Topi i sulmuesit shkon në duart e portierit moldav.

61’ – Zëvendësim për Shqipërinë. Largohet autori i golit, Sokol Cikalleshi dhe futet Mirlind Daku.

60’ – Tjetër aksion i rrezikshëm i Moldavisë. Topi është në zonën tonë, por Berisha e zotëron duke shmangur çdo gjë.

58’ – Godet topin Asani pas një kundërsulmi. Topi përplaset në dorën e një mbrojtësi moldav. Arbitri nuk jep asgjë. Kjo i jep mundësinë Moldavisë të organizohet. Krijon një sulm të rrezikshëm, por topi shkon në rivënie fundore.

55’ – Nicolaescu godet fort jashtë zone. I gatshëm Etrit Berisha. Goditje këndi për moldavët që nuk krijon probleme për Shqipërinë

50’ – E ashpër Moldavia këtë pjesë të dytë. Mundohet të depërtojë në krahë, por e ka të pamundur. Shqipëria mbron mirë avantazhin!

46’ – Zëvendësim tek Moldavia. Largohet Revenco, futet Cojocaru.

45’ – Nis pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë Moldavi-Shqipëri. Kuqezinjtë janë vetëm 45 minuta larg Gjermanisë. Cikalleshi shënoi në minutën e 25 falë një penalltie të fituar nga Seferi. Lojë e qetë nga Shqipëria që zotëron topin dhe del në kundërsulm. Edhe mbrojtja ka mbyllur rastet e rrezikshme të moldavëve.

45’ + 2 – Mbyllet pjesë e parë.

43’ – Kros i Moldavisë drejt zonës sonë. Kontrollon topin Berisha.

40’ – Goditje nga distanca Nedim Bajrami. I pasigurtë portieri Railean megjithatë kalon rreziku.  

34’ – Cikalleshi rikuperon një top në mesin e fushës. Pason për Asanin. Ky i fundit fut një top në zonën e Moldavisë, por largon aty mbrojtja.

31’ – Kontakt në zonën e Shqipërisë. Arbitri jep faull në dëm të Moldavisë. Kalon rreziku.

26’ – Rrezikshëm moldavët. Insistojnë pas pësimit të golit, por në gatishmëri mbrojtja shqiptare.

26’ – Rrezikshëm moldavët. Insistojnë pas pësimit të golit, por në gatishmëri mbrojtja shqiptare.

24’ – Gooooool! 0-1 Shqipëria. Udhëheqim në Kishinjev falë një goli me penallti nga Cikalleshi. E fitoi Taulant Seferi.

23’ – Penallti për Shqipëri!

22’ – Shqipëria fiton goditjen e parë të këndit. Topi shkon në kokën e Ismajlit, por goditja drejt portës është shumë e gabuar.

15’ – Rasti i parë i rrezikshëm i ndeshjes. Është Nicolaescu sulmuesi i Moldavisë që goditi në portë, por në gatishmëri Berisha.

10’ – Karton i verdhë edhe për kapitenin e Moldavisë, Rata. Ndërhyri keq ndaj mesfushorit Ramadani.

8’ – Karton i verdhë për Mitajn. Ndëshkohet herët mbrojtësi kuqezi.

6’ – Asani jep një pasim brenda zonës, por largojnë mbrojtësit moldavë.

5’ – Lojë e barabartë deri më tani. Kombëtarja shqiptare ka zgjedhur të qëndrojë në mbrojtje dhe pret të kapë kundërshtarin në vështirësi. Megjithatë deri më tani duket se dy skuadrat po “njohin” njëra-tjetrën.

0’ – Nis sfida!

REDAKSIA TVKLAN.AL