Lëshimi u bë nga stacioni i Forcave Hapësinore të Floridas. Rama: Premtim i mbajtur
Këto janë pamjet e nisjes së dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 drejt hapësirës. Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor njoftoi nisjen e dy satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 nëpërmjet Falcon 9 të misionit Transporter-6, nga Space Launch Complex .
Nisja e tyre u bë nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral në Florida dhe u përshëndet dhe nga kryeministri Edi rama, i cili e cilësojë si një premtim të mbajtur.
“Ja dhe kjo, u tha u bë”-shkruan Rama në Facebook.
Kontrata e Shërbimit Satelitor u nënshkrua në fund të muajit Shtator të vitit 2022. Kjo kontratë konsiston në përdorimin ekskluziv të dy satelitëve, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj.
Kohëzgjatja e përdorimit të satelitëve do të jetë për një periudhë 3-vjeçare dhe ato do ti kushtojnë buxhetit të shteti 6 milionë dollarë . Kryeministri Edi Rama, më herët lëshimin e dy satelitëve në hapësirë e ka cilësuar si një epokë tjetër në funksion të zbatimit të ligjit, dhe në funksion të luftës kundër korrupsionit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 