Aktorja që do të luajë prineshën në film, përjeton stresin e rolit

Pak muaj më parë aktorja e famshme amerikane Kristen Stewart konfirmojë se do të luante rolin e princeshë Dianës por duket se intepretimi po merret me shumë stres nga ana e aktores. Në një intervistë për revistën Elle, Kristen është shprehur se njerzit janë mësuar që të shikojnë një Diana që ka pasur një zë shumë të veçantë dhe qëndrime të një princeshe, jo thjesht një aktore si ajo.

Unë thjesht nuk dua të luajë rolin e saj, do të të dëshiroja që t’a njihja shumë atë dhe të lëvizja, vishesha dhe të isha po aq humane sa ajo”, shprehet aktorja amerikane.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se po shpenzon shumë kohë si dhe po ndjek dokumentarë madje edhe mësime për të qëndruar si një princeshë dhe të flasi njëlloj si ajo. Filmi do të drejtohet nga regjisori Pablo Larrain dhe pritet të fillojë xhirimet në vitin 2021. Akoma nuk është bërë e ditur se kush do ta luajë Princin Charles.

SPENCER kështu do të titullohet filmi, që është edhe mbiemri i vajzerisë së Dianës, është më i fundit i filmave, dokumentareve, showve dhe serive që janë prodhuar për jetën, martesën dhe vdekjen e Lady Dianës.

Drama do të bazohet në fillim të viteve 1990 kur Diana mori vendimin e saj për ndarjen nga Charles si dhe për të hequr dorë nga froni mbretëror. Princesha e Uellsit është portretizuar në ekran më parë nga Naomi Watts.

Stewart është e njohur më së miri për rolin e Bella Swan në Twilight. Regjisori Pablo Larrain që ka fituar çmime të kritikes për filmin e tij Jackie, në 2016 ku portretizohet gruaja e presidenti John Kennedy është shprehur se Kristen Stewart është e duhura për rolin e Dianës. Nën syrin e regjizorit Stewart është e brishtë dhe misterioze dhe me karakter shumë të fortë madje edhe rebele sikurse ishte princesha dikur.

Klan Plus