Në vitet e fundit, operatorët turistikë në Durrës po përjetojnë një rritje të numrit të turistëve nga vende të ndryshme të botës.

Kjo sjell sfida për këtë sektor, duke i detyruar të përballen me kultura dhe preferenca të ndryshme.

Por, cilët turistë janë më të përshtatshëm për mënyrën tonë të turizmit në lidhje me historinë,  kulturën apo dhe kulinarin.

Operatorët turistik thonë se italianët dhe ata nga vendet baltike përshtaten shumë më mirë.

Blerim Norja, operator turistik: Turistët m,ë të mirë që unë i simpatizoj, janë turistët nga vendet baltike të cilët janë shumë të sjellshëm, shumë dashamirës dhe kur kanë një problem vijnë dh eta shprehin ankesën me shumë pozitivitet.

Eduart Xhepa, operator turistik: Normalisht pot ë bësh një dallim klientët ose turistët më të mirë që ne kemi janë italianët, të cilët na mirëkuptojnë edhe kemi shumë gjëra të përbashkëta.

Po cilët janë më kërkuesit dhe turistët më të vështirë. Operatorët turistikë në Durrës veçojnë francezët dhe izraelitët

Eduart Xhepa, operator turistik: Për të veçuar si më tekanjozët në thonjëza, mendoj se janë francezët të cilët  të shohin me një sy shumë kritik çdo veprim, çdo gjë si funksionon.

Blerim Noja, operator turistik: Gjatë gjithë historikut të punës sime turistët më tekanjozë ose le të themi më problematikët në thonjëza, janë turistët izraelitë, pasi çdo turist izraelit e kanë po themi si metodë, krijojnë ankesa për të përfituar diçka më shumë nga ajo, nëse kanë një dhomë me pamje jo nga deti që ta marrin me pamje nga deti, nëse kanë një shërbim me mëngjes që ta marrin një vakt falas me një fjalë deh kanë gjithmonë po  themi, krijojnë problematika.

Përpjekjet për të përmirësuar infrastrukturën, shërbimet dhe cilësinë e përvojës së turistëve kanë bërë që operatorët turistik të investojnë në mënyre të vazhdueshme për të rritur standardet dhe shërbimet turistike. Durrësi përzgjidhet nga turistët jo vetëm për plazhet, por dhe historinë dhe arkeologjinë.

Klan News