#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Të ftuar: Marin Suli, Artan Hoxha, Afrovita Dimojani, Redi Shehu, Eugen Gjyzari
Një javë më parë, të enjten, në një debat që kishim për çështjen Beleri dhe ndikimin që sjell ajo në raportet midis Shqipërisë dhe Greqisë, u hap çështja e historisë së shkuar të Fredi Belerit e ajo që lidhet me masakrën e Peshkëpisë dhe me ngjarjet që pasuan atë. Marin Suli, sekretari i Omonias, tha që është krejtësisht një histori e pavërtetë, ndërkohë që Artan Hoxha, një prej gazetarëve më të njohur në vend, ka një version të tij, që e ka bërë publik disa herë. Ditën e enjte u premtua që të dy personazhet do ballafaqoheshin drejtpërdrejtë. Ndërkohë dje, Beleri është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me dy vite burg, duke e njohur fajtor për krimin e blerjes së votave.
Ky do të jetë një emision i parë në disa aspekte. E para do të jetë një shikim i vendimit të tij të gjyqit, më pas e shkuara e tij dhe e treta, çfarë solli kandidimi i Belerit. /tvklan.al












Botërori 2026 