Të ftuar në studion e Opinion: Robert Rakipllari dhe Lorenc Vangjeli.

Në lidhje direkte: Taulant Balla, Rudina Hajdari, Petrit Vasili dhe Enkelejd Alibeaj.

A ishte i vërtetë shpërthimi në Kuvend? Hajdari: Unë nuk di të gënjej

Deputetja Rudina Hajdari ka sqaruar në emisionin “Opinion” në Tv Klan shpërthimin e saj në foltoren e Kuvendit. E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se a ishte i vërtetë fjalimi që ajo mbajti sot para votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Hajdari tha se ajo nuk di të gënjej dhe politika nuk duhet të jetë arti i mashtrimit.

LEXO MË SHUMË

A ka marrëveshje të heshtur të socialistëve me Bashën? Çfarë thotë Taulant Balla

Mazhoranca socialiste miratoi sot në Parlament amendimet e reja në Kodin Elektoral, me votat edhe të disa deputetëve të opozitës. Këto ndryshime të kodit janë kundërshtuar nga opozita jashtëparlamentare, disa deputetë të opozitës në Kuvend dhe nga Presidenti Ilir Meta.

LEXO MË SHUMË

Balla: Ndërkombëtarët thanë se s’u prek 5 Qershori

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka sqaruar deklaratat e ndërkomnbëtarëve pas votimit të ndryshimit të Kodit Zgjedhor.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Balla u shpreh se ndërkombëtarët janë të qartë dhe thonë se nuk është prekur marrëveshja e 5 qershorit. Po ashtu ai shtoi se ndryshimet e sotme nuk ndikojnë as në mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.

LEXO MË SHUMË

A dëmtojnë opozitën ndryshimet në Kodin Zgjedhor? Përgjigjen Vasili dhe Alibeaj

Petrit Vasili dhe Enkelejd Alibeaj të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan kanë treguar se çfarë do ndodhë me opozitën pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Petrit Vasili u shpreh se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk dëtmojnë opozitën e shtoi se tregojnë vetëm frikën e Ramës.

Përgjigja ime është e shkurtër dhe e menjëhershme. Kjo që ndodhi ishte një mundësi e jashtëzakonshme që Edi Rama të tregonte frikën nga opozita. Rama gjatë gjithë procesit të Kodit Zgjedhor është përpjekur që të lehtësojë frikën e tij”, tha Vasili.

LEXO MË SHUMË