#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Në pjesën e parë këtë të enjte, emisioni “Opinion” u fokusua kryesisht në dy çështje, por më dominuesja ishte ajo që po ndodh mes kryeministrit Edi Rama dhe raporti i tij me Rai 3. Pas transmetimit të një reportazhi mjaft kritik nga Rai 3 ka reaguar Rama. Raportet mes tyre kanë shkuar përtej Ramës dhe Rai-t, janë përfshirë mediat italiane dhe ato shqiptare që i bëjnë jehonë çdo gjëje që ndodh. Po çfarë po ndodh mes Ramës dhe Rai-t? Rama i ka kërkuar drejtpërdrejt drejtorit të Rai-t që të marrë pjesë në transmetimin e pjesës së dytë që pritet të jetë këtë javë, por ai thotë që do të jetë live dhe të mos japë një opinion pasi opinioni i parë është censuruar. Çfarë po ndodh në këtë raport. Më pas u kalua në raportin mes SPAK dhe Ilir Metës. Në studio ishin pesë të ftuar: Iris Luarasi, Armand Shkullaku, Agim Nesho, Enton Abilekaj dhe Baton Haxhiu.