Raportim Live

Lëndimi i zyrtarëve të lartë të PD-së, Berisha shkon tek QSUT

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka vizituar në QSUT eksponentë të lartë të Partisë Demokratike, që u lënduan në protestë.

Gjatë tubimit, u lënduan Aulon Kalaja, Luciano Boci dhe Klevis Balliu.

Protesta e PD-së, reagon Lamallari

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, përmes një postimi në rrjetet sociale ka përgëzuar policinë për punën e bërë sot në protestë.

Sipas tij, efektivët kanë qenë profesionalë në kryerjen e detyrave të tyre. Lamallari shprehet se një pakicë nuk mund ta marrë dot peng vendin.

Reagim i ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari:

Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë.

Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet.

Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”

download app

Policit i shpërthen kapsollë në trup, si është gjendja e tij

Deri tani, si pasojë e sulmit me bomba molotov dhe lëndë piroteknike nga një grup protestuesish, është dëmtuar një punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, të cilit i ka shpërthyer një kapsollë në trup.

Punonjësi po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore, siç duket dhe në pamje të siguruara nga gazetari, Besar Bajraktaraj.

Mbyllet protesta e PD-së

Ka përfunduar protesta e Partisë Demokratike në mbrëmjen e sotme.

Fjalën e fundit e mbajti kreu i partisë, Berisha, që deklaroi se protesta e radhës do jetë dhe më e fuqishme.

Berisha: Regjimi u tmerrua sot, janë kriminelë

Kreu i PD-së Sali Berisha, në fjalën përpara mediave e quajti kreun e Policisë së Shtetit “Skënder Balluku”.

Berisha u shpreh se janë lënduar deputetë dhe protestues demokratë gjatë mbrëmjes së sotme. Ai shtoi se policia veproi si njësi kriminale.

Sali Berisha: Skënder Balluku, Sokol Tradhtari Bespreri Bizhga dhe Elton Alushi, Dashamir shefi i Njësisë Operative kanë treguar fytyrat prej kriminelësh profesionistë. Këto janë thjesht kriminelë të certifikuar, nuk janë policë. Dosja Rama-Balluku nuk mbyllet, deri në ditën e fundit të jetës së tyre, janë të regjistruar si hajdutët më të mëdhenj të historisë së shqiptarëve. Policia përdori granatat e zhurmës kundër protestuesve, kanë hedhur shishe molotovë dhe plagosën protestues dhe policë, sepse efektivët iu duheshin si dëshmitarë të gjoja të akteve të protestuesve. Shumë shpejt do mbahet protesta e radhës.

Kalaja shkon tek Trauma, 4 protestues u kapën me çantë me molotov

Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, mbi 20 persona janë shoqëruar në komisariat, në lidhje me protestën e Partisë Demokratike.

4 prej tyre janë arrestuar, pasi iu është gjetur një çantë me molotovë pranë Kalasë së Tiranës. Kandidati për deputet i PD Aulon Kalaja është tek Trauma, ndërsa Boçi ndodhet tek urgjenca e QSUT.

PD me anë të një deklarate shprehet se shumë protestues janë lënduar në këtë tubim.

Demokratët i drejtohen selisë blu

Pasi nuk ia dolën të çanin kordonin e policisë për të shkuar para Kuvendit, demokratët i janë drejtuar selisë blu.

Nuk dihet nëse ky do të jetë destinacioni i fundit për këtë protestë, por nga ana tjetër po përfundon dhe orari zyrtar saj, pasi leja është marrë deri në orën 22:00.

Bilanci i parë/ 4 persona të lënduar te Trauma, mes tyre 1 polic

Një protestues i lënduar, merr serum në tokë. Ndihmë dhe për Flamur Nokën

Për shkak të tensioneve, një protestues po merr ndihmë nga shërbimet mjekësore nag rrugët e Tiranës.

Për më tepër, ndiqni pamjet.

Sy të picirrukur dhe pamundësi për të ecur vetë, Klevis Balliu merret me autoambulancë

Pas lëndimeve, demokrati Klevis Balliu është marrë me autoambulancë për ndihmë më të specializuar.

Për më tepër, ndiqni pamjet.