Papa Leoni XIV është nisur për një udhëtim 12-ditor nëpër Amerikën e Jugut, ku miliona njerëz pritet të mblidhen gjatë aktiviteteve të tij.

Ati i Shenjtë rikthehet në një bastion katolik ku jetoi për dekada të tëra si misionar, pasi iu nënshtrua një operacioni për kancerin e mushkërive muajin e kaluar.

Leoni XIV do të vizitojë Uruguain, Argjentinën dhe Perunë deri më 17 nëntor, në një nga turnetë ndërkombëtar më të mundimshëm të ndërmarrë nga një udhëheqës katolik në dekadat e fundit.

Vatikani njoftoi këtë javë se Papa është shëruar plotësisht nga operacioni dhe se nuk po merren masa paraprake të veçanta për këtë turne, gjatë të cilit Ati i Shenjtë do të ndalojë nëpër 10 qytete dhe do të mbajë 36 fjalime.

Papa ka kaluar dekada në Peru dhe është bërë shtetas peruan. Ai e konsideron këtë turne si një “kthim në shtëpi, në vende ku ka kaluar një kohë të gjatë dhe me të cilat ndihet ngushtësisht i lidhur”, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

Ai deklaroi se fjalimet e Papës gjatë këtij udhëtimi do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet kontinenti, përfshirë shkatërrimin e mjedisit, trafikimin e armëve dhe paqëndrueshmërinë politike rajonale.

Klan News

/tvklan.al