Pas 5 humbjeve radhazi, të kuqtë rikthehen tek fitorja

Partizani u rikthye te fitorja pas 5 humbjeve radhazi, ndërsa sfida u transmetua në faqen zyrtare në youtube të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi u detyrua të ndërpriste kontratën me Digitalb për shkak të pagesave të pashlyera në 2 vitet e fundit.

Pavarësisht shkresave të dërguara nga FSHF-ja nuk pati reagim, duke sjellë ndërprerjen e transmetimeve që tani do t’i ofrohen pa pagesë tifozëve në kanalin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në suksesin 8 – 1 të Partizanit ndaj Luftëtarit në “Selman Stërmasi”, më i thelli në këtë sezon të Superligës, spikati Çinari i cili realizoi 4 herë në portën e gjirokastritëve. Shënuesit e tjerë për të kuqtë ishin Broja, Cara dhe Brown, ndërsa goli i Likës ishte shumë pak për Luftëtarin që është rrëzuar në Kategorinë e Parë.

Gjirokastritët zhvilluan shumë minuta me 10 futbollistë, pasi Hysenaj u largua nga loja me karton të kuq. Një fitore që jep shpresë për Partizanin që kërkon një vend në kupat e Europës.

Tv Klan