Shkencëtarët thonë se më në fund i kanë dhënë përgjigje misterit që vrau 5 miliardë yje deti në bregun e Paqësorit në Amerikën e Veriut, raporton Associated Press.
Yjet e detit zakonisht kanë pesë krahë dhe disa lloje arrijnë deri në 24. Ata kanë ngjyra të ndryshme nga portokalli në nuanca të saj, vjollcës, kafes dhe së gjelbrës.
Në 2013, një sëmundje e mistershme yjesh deti u përhap nga Meksika në Alaskë. Epidemia ka shkatërruar mbi 20 lloje dhe vijon ende sot. Më i godituri ishte ylli luledielli i detit që humbi rreth 90% të popullatës gjatë pesë viteve të para.
Yjet e shëndetshëm kanë “krahë të fryrë të drejtë”, tha mikrobiologia Blake Ushijima. Sëmundja bën që t’u shfaqen lezione dhe “krahët bien”.

Një artikull i publikuar në Nature Ecology and Evolution sqaron se keqbërësi është një bakter që ka infektuar edhe molusqet.
U desh mbi një dekadë që të identifikohej shkaku i sëmundjes. Studimet e hershme treguan se mund të bëhej fjalë për një virus, por fillimisht shkencëtarët drejtuan gishtin te i gabuari.
Ata e patën të vështirë ta gjenin shkakun pasi studionin indet e yjeve të ngordhura të detit që nuk mbanin më lëngun që rrethon organet. Në studimin e fundit, analiza e detajuar e tij zbuloi bakterin Vibrio pectenicida.
Tani ata kanë më shumë mundësi për të ndërhyrë që të ndihmojnë yjet e detit.
Veç analizave, mund të marrin në konsideratë nëse duhen zhvendosur apo shumuar në kushte rezervati që më vonë të transportohen në zonat ku thuajse gjithë yjet luledielli janë zhdukur.
Shkencëtarët mund të analizojnë nëse popullatat kanë imunitet natyral dhe nëse probiotikët mund të rrisin imunitetin ndaj sëmundjes.

Ripërtëritja e popullatës nuk është e rëndësishme vetëm për yjet e detit, por gjithë ekosistemet e Paqësorit sepse yjet e shëndetshëm të detit gllabërojnë iriqët./tvklan.al












Botërori 2026 
