Zbulohen specie të reja gjallesash në thellësitë oqeanike. Projekti smartex, një pajisje e telekomanduar ka arritur të zhytet deri në 5500 m nën ujë, me kushte ku trysnia është tej mase e fortë, drita e diellit nuk mbërrin aspak dhe temperaturat janë vetëm pak gradë mbi 0.

Gjallesat e këtyre thellësive janë të jashtëzakonshme, si kjo kafshë e vogël e pagëzuar me emrin “derrkuci i Barbi-t” për shkak të ngjyrës rozë të ndezur, apo ky lloj sfungjeri oqeanik, i xhamtë, dhe që duket se është gjallesa që jeton më shumë e njohur deri më sot, plot 15 mijë vjet.

Sipas punës kërkimore që kanë vëzhguar dhe eksploruar këto thellësi oqeanike, është zona më e panjohur për njerëzimin, dhe ndoshta vetëm një në 10 specie është e përshkruar nga shkenca deri më sot.

Zona e kërkimeve ka qenë Clarion-Clipperton, në Oqeanin Paqësor.

Klan News