Kryeministria: Ishte udhëtim pune

Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se ka përdorur avionin e ‘Air Albania’ si një charter personal për një udhëtim në Francë. 

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, Kryeministri udhëtoi këtë fundjavë drejt Francës me avion, ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen.

Por në një mesazh në Twitter, Drejtori i Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga shkruan se ka një marrëveshje të posaçme me ‘AIR ALBANIA’ që avioni të përdoret veç për arsye pune.

“E turpshme akuza për udhëtimin 24 orësh të Kryeministrit në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin”, shkruan Fuga.

Por Partia Demokratike reagoi sërish duke i kërkuar Kryeministrit të shpjegojë arsyet e udhëtimit të tij.

Tv Klan