3 persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi 4 ditë më parë dyshohet se kanë marrë peng për disa orë një 32-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Braçaj të Devollit, ku 32-vjeçari ka banesën.
Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka kallëzuar rastin në polici, e cila më pas ka zbuluar se 3 të arrestuarit e kanë kërcënuar me jetë dhe e kanë dhunuar të riun. Në prangat e policisë përfunduan A.N., M.B. dhe T.Ç.
Pas kësaj ngjarjeje është shkarkuar nga detyra Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Erion Ahmeti.
Gjithashtu u pezullua nga detyra të zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit së Policisë se Korçës, Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor. Po ashtu, hetim disiplinor ka nisur edhe për drejtuesit e Komisariatit të Policisë Devoll.
Vendimi erdhi pasi rezultoi se zinxhiri drejtues i Policisë së Korçës nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.
Në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës është komanduar përkohësisht Islor Islami, i cili deri në 1 nëntor mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
