Chelsea ka qenë një nga klubet më aktive në këtë merkato vere, me lëvizje të shumta në skuadër.

Londinezët kanë njoftuar këtë të diel, afrimin e një sulmuesi. Bëhet fjalë për Pedro Neto, që afrohet nga anglezët e Wolves.

Sulmuesi i djathtë realizoi vetëm dy gola në sezonin e fundit, por te Chelsea besojnë se është zgjedhja e duhur për repartin e avancuar.

24-vjeçari i kushtoi 60 milionë euro arkave të bluve dhe pritet me interes për të parë se çfarë mund të ofrojë.

Pedro Neto u prezantua nga Chelsea dhe menjëherë ka firmsour kontratën 3-vjeçare, para se të vihej nën urdhrat e trajneri Maresca. /tvklan.al