Rrjetet sociale po shërbejnë si një mundësi e jashtëzakonshme promovimi për vendin tonë. Me video të shkurtra, ritmike dhe me pamje spektakolare nga destinacionet më unike që ka Shqipëria, në pak kohë merret një informacion që mund të ndikojë në planet e turistëve për ta vendosur vendin tonë në hartën e udhëtimeve.

“Beautiful Destinations”, një rrjet i njohur informimi dhe promovimi në Instagram dhe një nga platformat që krijon dhe shpërndan videot më të bukura, ka pasur një fokus të veçantë tek ajo çfarë ofron Shqipëria.

Video që ka marrë mijëra pëlqime, komente pozitive dhe shpërndarje virale ka nisur me plazhet, malet, ushqimin, mikpritjen, vendet historike dhe trashëgiminë kulturore të vendit tonë.

Në pak sekonda përdoruesit e gjerë të rrjetit online kanë marrë një informacion të dobishëm se çfarë duhet të vizitojnë kur në planin e tyre të afert, të zbresin në tokën e Shqiponjave.  

Klan News