Këto janë momentet kur forca të policisë turke shkojnë në ambientet e televizionit Sozcu.
Operacioni u zhvillua në grupin mediatik që ka në përbërje televizonin, gazetën dhe portalin me të njëjtin emër.
Disa drejtues të grupit mediatik u ndaluan ndërsa aksioni u zhvillua në kuadër të hetimeve për pronarin e medias i cili akuzohet për evazion fiskal dhe si i lidhur me grupin e Fetullah Gylen.
Transmetimet e televizionit u n ndërprenë për disa orë ndërsa stafi nuk u lejua që të hynte në godinë.
Në kuadër të operacionit u caktua edhe një admininistrator nga shteti ndërsa një vendim i tillë në Turqi është konsideruar si cënim i fjalës së lirë pasi televizioni Sozcu njihet në vend si media opozitare.
Ky është rasti i dytë brenda një muaji që në një televizion caktohet një administrator nga shteti.
Diçka e tillë ndodhi më 14 tetor edhe për televizionin tjetër opozitar Halk Tv.
Policia mësyu në ambientet e këtij televizioni transmetimet e të cilit tashmë janë ndërprerë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 