Pas faljes së namazit në shesh, kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu priti urimet në seli, ku nuk munguan edhe përfaqësuesit më të lartë shtetërorë dhe të politikës shqiptare.

Pasi përcolli urimin e tij për gjithë besimtarët myslimanë, Presidenti i Republikës Bajram Begaj theksoi se kjo ditë simbolizon mirësinë dhe solidaritetin.

“T’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit, të ndihmojmë të pamundurit dhe të jemi të bashkuar në shërbim të interesit tonë madhor, në shërbim të interesit të harmonisë fetare të dialogut ndërfetar dhe të interesit kombëtar”, tha Begaj.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali theksoi se kjo është një ditë që bën bashkë gjithë shqiptarët.

“Kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman dhe gjej rastin të uroj të gjithë shqiptarët, këtu në Shqipëri, por edhe në Diasporë, të gjithë trevat shqiptare”, tha ajo.

Kryeministri Rama ndodhet në Greqi për takimet me shqiptarët e diasporës ndaj urimin e tij për Fitër Bajramin e ka bërë nga rrjetet sociale.

“Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat. Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi”, tha Rama.

Kryetari i opozitës Sali Berisha pasi doli nga selia e komunitetit Mysliman, krahas urimit për Fitër Bajramin, bëri edhe disa premtime elektorale.

“Pas 11 Majit nga vendimet e para do jetë dyfishimi i fundit për komunitetet fetare dhe garantoj besimtarët myslimanë se falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar”, tha Berisha.

Tv Klan