Gjatë raportimit në seancën e sotme plenare në Kuvend, 27 tetor, kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani, iu përgjigj një pyetje që iu drejtua nga deputeti demokrat Klevis Balliu, lidhur me lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit për hetime ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
“Në media është raportuar një presion i mundshëm nga nivele të larta të ekzekutivit apo eksponentë të krimit të organizuar ndaj prokurorit të posaçëm, Dritan Prenci, lidhur me një çështje që përfshin zv.kryeministren Balluku. A ju ka njoftuar prokurori mbi këto presione dhe çfarë masash keni marrë ju si drejtues i SPAK-ut? E dini pse e them këtë? Sepse kam dëgjuar ta thotë Balluku kudo ku shkel, madje në fushatë mbledh vota duke ofruar mbrojtje nga SPAK në emrin tuaj, por me siguri ju këtë nuk e keni dëgjuar, as ju dhe as prokurorët e caktuar të qarkut Fier”, ishte pyetja e Balliut.
Dumani theksoi se nuk ka marrë asnjë raportim nga prokurori Dritan Prençi, sikurse është deklaruar në media se ky i fundit ka marrë kërcënime për të mos hetuar ministren.
“Tani, lidhur me çështjen është çështje në hetim, nuk kam për të dhënë asnjë koment! Prokurori Prençi dhe të gjithë prokurorët e posaçëm, kanë për të patur mbështetjen time në hetimet e tyre. Z.Prençi nuk më ka thënë gjë se ka shqetësime kërcënime. Ai ka gjithë mbështetjen time, në gjithë çështjet që ka në ndjekje. Jo vetëm ai, por të gjithë. Në asnjë rast të vetëm nuk kam qenë lobues hetimesh, jam përpjekur të krijoj një ambient ku prokurorët janë përgjegjës të kryejnë hetimet dhe të gjithë i kam mbështetur dhe do vazhdoj t’i mbështes, deri në ditën e fundit si drejtor Prokurorisë së Posaçme.”, tha Dumani.
/tvklan.al












Botërori 2026 