Veliaj: Mirëpresim çdo nismë që i shërben përmirësimit të jetesës në kryeqytet

Është prezantuar për herë të parë projekti ‘Tirana Green 2030’, Këshilli Mjedisor Tiranë, në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert, i cili synon të fuqizojë pjesëmarrjen dhe dialogun midis të rinjve dhe qeverisjes vendore, me fokus politikat e mjedisit dhe të klimës. I pranishëm në prezantimin e këtij projekti, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj premtoi mbështetje e tij për këtë projekte dhe projekte të tjera që përmirësojnë cilësinë e jetës në kryeqytet.

“Sot këtë derë e keni të hapur dhe mezi pres që ta kulminoni këtë projekt jo vetëm si një vepër, si një bashkëpunim idealistësh, por edhe si praktikë. Kur shikoj që një grup i ka dedikuar kohë, një copëz të jetës së vetë, një kauze tonës të përbashkët për një qytet më të jetueshëm meriton gjithë respektin dhe gjithë mirënjohjen e përuljen time, kështu që ju falenderoj me gjithë zemër. ”

Veliaj tha se projekte të tillë i shërbejnë një qytetati si Tirana, ndërsa tha se mirëpret çdo projekt që vijnë nga të rinjtë dhe që e shikojnë kryeqytetin si vend me prespektiv për të ardhmen.

“Do ishim shumë krenar ta implementonim. Nuk ka rëndësi nëse vlera e produktit është si do kalojmë nga një milion në dy milion pemë dhe nga 50 km biçikleta në 60, 70 apo 100 km dhe nga një transport që sot është nga diezel-hibrid dhe nga hibrdi- elektrik, ajo që po punojmë me GIZ-in dhe KFV-në për ta bërë Tiranën me një lëvizshmëri më të madhe. E vetmja gjë që ne nuk mund të bëjmë është të shtypim butonin ‘pause’.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtoresha e Fondacionit ‘Friedrich Ebert’ Tirana, Stine Klapper ndanë propozimet kryesore mbi çështjet mjedisore dhe të klimës, duke motivuar të rinjtë rinjtë në ndërmarrjen e nismave mjedisore në qytetin e Tiranës.

Klan News

/tvklan.al