Nga analizat e bëra kohët e fundit, prodhimet me origjinë shtazore të vendit apo të importuara rezultojnë me ngarkesë mikrobike. Ky pohim, i bërë nga Instituti i Shëndetit Publik ngarkon me përgjegjësi inspektoriatet e higjienës dhe ato sanitare të Ministrisë së Bujqësisë, ushqimit dhe bashkive pasi këto lloj produktesh nuk kontrollohen si duhet. Kjo, sipas drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka sjellë edhe konkluzionin: 2692 raste në qytet dhe në fshat me intoksikim ushqimor.

Silva Bino: “Disa produkte shtazore p.sh., në një investigim që kemi bërë ne, të qumshtit apo të djathit që tregtohej, që u morën dhe masa nga Bashkia e Tiranës, rezultonte me ngarkesë të lartë mikrobike apo dhe disa lloje kosi të imortuar, që ne i kemi dhe natyrisht kemi bashkëpunuar me Inspektoriatin Veterinar, kemi dhënë të dhëna. Natyrisht këto produkte kanë ndikuar në shfaqjen e këtyre intoksikacioneve alimentare apo helmimeve ushqimore që në fakt nuk janë gjë tjetër, që vetëm quhen helmime ushqimore, por që janë me origjinë të ndryshme bakteriale ose virale.”/tvklan.al