Veliaj: Falë këtij projekti do asfaltojmë 300 mijë m2 rrugë dhe blloqe banimi
Këshilli Bashkiak i Tiranës këtë të mërkurë ka miratuar disa vendime, por sipas kryebashkiakut Erion Veliaj një ndër më të rëndësishmit është projekti i rehabilitimit të infrastrukturës, i cili do të shtrihet në 14 lagje të Tiranës.
Erion Veliaj: Kemi një propozim për të asfaltuar në Tiranë 300 mijë metra katrorë rrugë kryesore, dytësore dhe sheshe të blloqeve të banimit nga njësia 1 deri në njësinë 11 dhe nga lagjia 12 deri në lagjen 14. Pra, për të gjithë hapësirat urbane të Tiranës. Sigurisht, qyteti ka qenë i gjithi një kantier, disa raste prej punëve private, në pjesën më të madhe prej punëve publike. Sot kemi mbledhur të gjithë qindarkat e projekteve të parealizuara dhe kemi propozuar që të shfrytëzojmë këtë fond dhe të rialokojmë për Drejtorinë tonë të Punëve Publike këtë projekt gjigant asfaltimi, sistemimi dhe urbanizim i të gjithë blloqeve të Tiranës.
Ndërhyrja do të konsistojë në përmirësimin e shtresave asfaltike, shtresave të trotuareve, ku ato paraqiten më të dëmtuara, sinjalistikën horizontale, si dhe kompletimin me sinjalistikën vertikale në ato pjesë ku ajo mungon.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 