Këtë të diel, 21 qershor, u mbajt protesta e 22-të në kryeqytet kundër qeverisë.
Protestuesit pasi janë mbledhur tek Kryeministria kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Sikurse dhe ditët e tjera, qytetarët mbajtën fjalime ku nuk munguan pankartat apo simbolet kombëtare.
Kërkesat e protestuesve mbeten të njëjta, kundër projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit, Edi Rama.
Qytetarë nga zona të ndryshme të vendit iu bashkuan protestës.
Ata kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje të gjerë, duke e cilësuar protestën si një tubim qytetar me shtrirje mbarëkombëtare.
Në protestën qytetare morën pjesë dhe përfaqësues nga Diaspora, të cilët kanë përshkuar kilometra të tërë për t’iu bashkuar tubimit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
