Arrestimi i ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhajt nxiti protestë në Tiranë.
Qytetarë të shumtë u mblodhën gjatë pasdites përballë Presidencës, kundër ekstradimit të tij në Kosovë.
Goxhaj u arrestua më 31 Korrik me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, duke publikuar emrat e tyre.
Qytetarët kërkojnë lirimin e tij dhe paralajmëruan protestë tjetër në 12 Shtator.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 