Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, u mblodh këtë të shtunë, 20 qershor në Pallatin e Brigadave.
Mbledhja u zhvillua pjesërisht me dyer të mbyllura, pasi fjala e krysocialistit, Edi Rama ishte publike. Kjo mbledhje përfundoi pas rreth pesë orësh.
Mbledhja e sotme erdhi në një moment të rëndësishëm sa i përket zhvillimeve politike.
Gazetarja e Klan News, Greta Bullari, arriti të sigurojë dhe agjendën e plotë të kësaj mbledhjeje.
Fillimisht, mbedhja u hap me fjalën e kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e më pas vijoi kryeministri, Edi Rama.
Pika e parë e diskutuar ishte një informim sa i përket Konferencës së 8 Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, e cila u mbajt më 26 maj dhe kur Shqipëria kaloi testin e IBAR.
Për t’i shërbyer kësaj pike, deputetët bënë edhe një informim lidhur me paketat ligjore apo me ligjet që janë për të përafruar legjislacionin e vendit me atë të BE-së apo që do duhen të miratohen në Parlament në kuadër të kësaj aspirate.
Më tej, një tjetër pikë tjetër e rëndësishme gjatë mbledhjes së sotme ishte informimi i deputetëve lidhur me procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në zonën e Zvërnecit dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik në ishullin e Sazanit. Vlen të pëmendet fakti se sa i përket zonës së Zvërnecit dhe investimit që parashikohet të kryhet në këtë zonë, ka pasur zhvillime përgjatë dy javëve të fundit, që lidhen dhe me protestat të cilat tashmë prej 20 ditësh po zhvillohen poshtë zyrës së kryeministrit, Edi Rama. Socialistët kanë deklaruar se projekti nuk do të ndalet por do të zhvillohet sipas rregullave të BE-së sa i përket kushteve mjedisore.
Pika e fundit kishte të bënte me ecurinë e grupit parlamentar të PS, detyrat e lëna nga mbledhja e shkuar, por edhe porositë apo performanca e anëtarëve të këtij grupi parlamentar.
/tvklan.al












Botërori 2026 
