Ueda dhe Arlind janë fituesit e edicionit të parë të “love Island Albania”, e për ta autori i formatit Albert Dumani ka fjalët më të mira.
“Ueda ishte personazh që pëlqehej shumë, qëkur ajo u fut në “Love Island Albania”. Ata u puçën bashkë dhe shkonin me njëri-tjetrin, edhe fizikisht flas. Të dy bjondë, të këndshëm. Marrëdhënia e tyre ishte e vërtetë. Ata u puthën, ndjenin për njëri-tjetrin, rrinin bashkë. Te foleja shkuan bashkë, arritën ta sillnin bukur. Nuk ishte propozim zyrtar për fejesë, sepse duhet pyetur familja. Unë si autor i këtij formati dua që lidhja e tyre të vazhdojë, ky është suksesi. Vitin tjetër përshembull në sezonin e dytë, do të donim shumë të shikonim se si ka vajtur ajo marrëdhënia e tyre e dashurisë jashtë. Ju uroj një jetë të lumtur, të martohen, pse jo dhe me një bebe të vogël.”
Ueda shprehet për “Jo Vetëm Modë” se nuk u bë pjesë e formatit për të fituar, por për të gjetur njeriun e zemrës. E po njësoj thotë dhe Arlindi.
“Pikësynimi s’ka qenë kurrë finalja, por të gjeja dikë. U gjenda me Uedën.”
“Jemi tipa shumë të njëjtë. Ndoshta e kemi pasur pëlqimin, por nuk e kemi pranuar. Më pëlqen si kujdeset, është shumë i vendosur, me këmbë në tokë. Kemi qenë vetvetja, e duam njëri-tjetrin shumë”, shton më tej Ueda.
“Dashuria e vërtetë, sinqeriteti te një çift që e respekton njëri-tjetrin me norma ashtu siç duhet, ka qenë e dukshme. Nuk luhet me diçka të tillë”, përfundoi Arlindi./tvklan.al