Punonjësit e 61 bashkive do të përfitojnë rritje të konsiderueshme pagash. Në një takim me kryetarët e bashkive të vendit. Ministri i shtetit për Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku deklaroi se kjo do të zbusë edhe mungesën e stafeve në këto institucione. Pasi punonjësit e të njëjtit profesion, do të paguhen njësoj në të gjitha bashkitë ku punojnë.

Arbjan Mazniku, Ministër shteti për Pushtetin Vendor: Sugjerimi ynë është që të mos ketë më diferenca të nivelit të të pagës nga bashkia në bashki. Bashkitë të kenë të gjithë një nivel page. E vetmja diferencë është që disa bashki të mos kenë disa klasa. Ne besojmë që me këto nivele jemi konkurrues edhe me tregun privat.

Sa i përket ristrukturimit, Mazniku u tha kryetarëve të bashkive se do të duhet që punët të ndahen në njësi që ndërmarrin politika, të tjera që zbatojnë politika dhe të tjera që kryejnë shërbime.

Arbjan Mazniku, Ministër shteti për Pushtetin Vendor: Aparati është ajo pjesë e strukturës suaj e cila duhet të merret në mënyrë ekskluziveve me politikbërjen, planifikimin, monitorimin dhe elementet rregullatorë. Agjencia e Funksioneve, në këtë strukturë vendosen të gjitha ato funksione të cilat bashkia ka detyrë ligjore t’i bëjë. Grupimi i tretë është agjencia e shërbimeve. Këtu kemi të bëjmë me ato shërbime të cilat bashkitë zgjedhin disa here t’i ofrojnë vetë, disa here t’ia kontraktojnë ofrimin e këtij shërbimi një pale të tretë.

Punonjësit e bashkive do të përfitojnë një rritje page që varion nga 40 përqind deri në dyfish të pagës për disa profesione specifike dhe do të hyjë në fuqi këtë verë.

Klan News