Armando Broja rikthehet të jetë në fushë me Chelsea. Pavarësisht zërave të shumtë që e lidhin me një largim nga Londinezët, sulmuesi shqiptar mori minuta në miqësoren e fituar 3-0 kundër Klub Amerika. I hedhur nga stoli në minutën e 63-të, 22-vjeçari kishte mundësinë e artë për të shënuar.

I vetëm me portierin e meksikanëve, Broja gaboi koordinatat për ta dërguar topin jashtë kuadratit. Gjithsesi, Chelsea arriti të marrë një fitore të rëndësishme për moralin që duhet ta karakterizojë në sezonin e ri.

Milan shndërrohet në makthin e “Bigëve” në miqësoret e verës. Italianët fituan minimalisht 1-0 ndaj Real Madrid, për ta shoqëruar me atë sukses të pak ditëve më parë ndaj Manchester Cityt. Kuqezinjtë ishin të qartë përballë “mbretërorëve” që kishin kursyer yjet si Mbappe apo edhe Bellingham, teksa në fushë u hodh për herë të parë sulmuesi i talentuar, Endrick.

Braziliani dha disa shkëndija në majën e sulmit, duke qenë kërcënim kryesor për mbrojtjen rivale. Gjithsesi, golin e gjeti Milan, me autor Çukueze. Nigeriani u tregua i saktë në fraksionin e dytë të lojës për të tundur rrjetën dhe dhuruar fitoren e dytë Milanit në këto teste përgatitore.

Barcelona do të jetë rival i radhës për kuqezinjtë, kundërshtarë që do ketë përballë edhe Real Madrid në “El Classicon’ amerikane.

Klan News