Në mbledhjen e parë të qeverisë me ndryshimet e fundit janë marrë ndërkohë edhe disa vendime.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për dhënie kompensimi financiar çdo muaj për periudhën kontributive janar–shtator 2026, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit për subjektet që preken nga rritja e pagës minimale.

“Kompensimi financiar llogaritet dhe jepet bazuar në numrin maksimal të të punësuarve me fashën e pagës bruto, nga 40 000 lekë deri në 49 999 lekë”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Media dhe Informim.

Ministrat miratuan edhe vendimin për përcaktimin e parimeve, të rregullave dhe të procedurave për menaxhimin, administrimin dhe rikuperimin e garancive shtetërore të dhëna për huat e nënhuat, si dhe për kthimin e kredive shtetërore të pakthyera, të akorduara nga bankat e nivelit të dytë me kapital tërësisht shtetëror para procesit të privatizimit të tyre.

/tvklan.al