Paralelisht me operacionin për lirimin e hapësirave publike, i nisur në korrik të vitit të shkuar, qeveria ka vendosur zbatimin e rregullave të qarta dhe të unifikuara për çdo bashki sa i takon përdorimit të këtyre hapësirave.
Në këtë rregullore përcaktohet që për trotuaret që kanë një gjerësi deri në 2 metra, 70% e kësaj hapësire duhet të jenë të lirë për këmbësorët, ndërsa 30% për bizneset mund të lejohet ta zënë me karrige dhe tavolina. Për çdo karrige të vendosur në trotuar, sipas një kontrate të nënshkruar me bashkinë, bizneset do të jenë të detyruara të mbjellin një pemë në qytet.
Sa i takon hapësirave publike në plazhe, rregullat po ashtu do të jenë të përcaktuara për çdo qytet bregdetar.
Në rregulloren e miratuar nga qeveria në mbledhjen e sotme, edhe dizajnin dhe ngjyrat e çadrave që do të vendosen në plazh duhet të jenë të miratuara nga bashkia.
Po ashtu, rregullorja përcakton se për çdo plazh 80 përqind do të shfrytëzohet nga privatët dhe 20% e hapësirës duhet të jenë e lirë për t’u shfrytëzuar pa pagesë nga qytetarët.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 