Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Qytetarët

Rama: Fiksimi ynë të jetë shqetësimi i çdo qytetari

Këndvështrimet drejtuese politikë, kryetarëve të komisioneve parlamentare dhe ministrave socialistë për dokumentin e hartuar nga kryeministri e të emërtuar Besa nuk ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri. Pavarësisht se reflektimet e tyre mbi këtë dokument i kanë artikuluar me fjalë të ndryshme, të gjithë në thelb e shohin atë si dokument të rëndësishëm për qasjen e re...

Gusht 25, 2026

DIVA 2025, përfitojnë 40 mijë qytetarë

Vijon procesi i rimbursimit për mijëra qytetarë në kuadër të Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për vitin 2025. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur se Administrata Tatimore është duke vijuar shpërndarjen e fondeve për tatimin e mbipaguar dhe zbritjet e parashikuara për fëmijët. Deri më tani njoftohet se janë gjithsej...

Gusht 15, 2026

“Mos na prekni qytetin!”, Reforma Territoriale ndez revoltën në Poliçan

Qytetarët e Poliçanit kanë dalë mbrëmjen e sotme, 30 korrik, në protestë kundër Reformës Territoriale, e cila parashikon fshirjen e Poliçanit nga harta e bashkive. Me pankarta në duar ku shkruhej: “Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Haram i paçi votat e Poliçanit”, “Deputetë dele, mos e votoni reformën” etj., banorët u mblodhën...

Korrik 30, 2026

34 ditë protestë, qytetarët: Të shtunën diaspora në shesh

Protesta e qytetarëve u mbajt edhe në ditën e 34 pa ndërprerje, ndërsa demonstruesit vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi për ngjarjet e fundit. Gjatë tubimit, protestuesit hodhën akuza ndaj policisë për përdorim të dhunës gjatë përplasjes me qytetarët, duke kërkuar hetim dhe përgjegjësi për veprimet e efektivëve. Protestuesit përsëritën gjithashtu kërkesat e tyre për identifikimin dhe...

Korrik 3, 2026

Tensione në protestën para Kuvendit

Protesta e qytetarëve u zhvendos paraditen e kësaj të marte para Parlamentit, aty ku mbahej seanca e radhës plenare. Qytetarët u mblodhën me pankarta dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, por nuk kursyen as opozitën, të cilën e akuzuan se nuk përfaqëson interesat e tyre. Nën masa të shtuara sigurie, efektivët e Policisë së Shtetit...

Qershor 30, 2026

Rrëzohet kërkesa e PD për interpelancë me Ramën

Rrëzimi i kërkesës së PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me protestën e qytetarëve, solli përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në Parlament. Pas rrëzimit me 75 votat e PS të kërkesës, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se kreu i qeverisë nuk vjen në Parlament për shkak se është...

Qershor 30, 2026

“Po humbasim jetë për 70 euro”, inxhinieri ngre alarmin për rrezikun elektrik në banesa

Tema e diskutuar sot, më 23 maj, në emisionin “Aldo Morning Show”, solli në vëmendje një nga problematikat më shqetësuese për sigurinë e qytetarëve, atë të instalimeve elektrike në banesa dhe rrezikut që ato mund të paraqesin për jetën. Për të folur më shumë mbi këtë çështje, i ftuar ishte inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç. Ai...

Maj 23, 2026

Sfidat dhe fokusi për skemat e përllogaritjes së pensioneve

Vendimi i qeverisë për miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar për pensionet me 6.4% prek drejtpërdrejt të gjithë qytetarët që kanë dalë në pension nga 1 janari 2026 ose do të dalin në pension në vijim. Ky koeficient do të përdoret për përllogaritjen e pensionit fillestar, duke reflektuar rivlerësimin e kontributeve të paguara ndër...

Maj 9, 2026

Qeveria, rregulla të reja për hapësirat publike

Paralelisht me operacionin për lirimin e hapësirave publike, i nisur në korrik të vitit të shkuar, qeveria ka vendosur zbatimin e rregullave të qarta dhe të unifikuara për çdo bashki sa i takon përdorimit të këtyre hapësirave. Në këtë rregullore përcaktohet që për trotuaret që kanë një gjerësi deri në 2 metra, 70% e kësaj...

Prill 1, 2026

Kaos me deklarimet vjetore, vonesa nga sistemi i AKSHI

“Mijëra biznese dhe qytetarë rrezikojnë të ndëshkohen me gjoba të majme, pasi nuk po arrijnë të dorëzojnë në kohë deklarimet e të ardhurave vjetore. Afati i fundit i dorëzimit të bilanceve apo DIVA-s është 31 marsi. Por bizneset dhe qytetarët nuk po munden t’i kryejnë procedurat për shkak se sistemi i deklarimit, që mirëmbahet nga...

Mars 30, 2026