Kryeministri Rama prezanton kandidatin Gledian Llatja
Takimin e parë elektoral pas rikthimit nga Britania, Edi Rama e bëri në Elbasan. Shpesh herë ironizoi kandidatin demokrat Luciani Boçi.
“Boçja që nuk ka për të çel kurrë ne Elbasan…”
Dyshes Berisha-Meta, ua shmangi etiketimin si zorre qorre, por në akuza nuk i kurseu.
“Janë dy njerëz për të cilët drejtësia vonon, vonon shumë. Po nuk ka më asnjë shans të harrojë, asnjë shans!”
Koment pati dhe për Lulzim Bashën.
“Më besoni që unë mendoja që Basha ishte kulmi i artistit që të rreh edhe kur e pyet sa ështe ora, por Luli është shumë më i vërtetë dhe më serioz se sa “lulushi” që keni ju këtu.”
Theksoi se pjesëmarrja e gjerë në fushatë është një mesazh për kundërshtarët të cilët sipas Ramës, nuk arritën të mbushin stadiumin ‘Air Albania’, në nisje të fushatës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 